Ju tani mund të dërgoni kredi prej telefonit tuaj mobil tek të afermit tuaj. Nuk ka nevojë për kartelë mbushëse, përderisa keni d3 mobile SIM Kartelë. Ne jemi shumë të sigurtë që të afërmit tuaj do të jenë shumë të lumtur me ketë mundësi.
Nëse deshironi të dërgoni kredi ju mund të bëni në këtë mënyrë vijuese:
Thirrni *193*amount*043XXXXXX#, Pranoni konfirmimin dhe thirrni prap në *193#.
Transferi kredise është kompletuar!
Për shembull, nëse shuma kredisë është 1 Euro, thirrni *193*1*043XXXXXX#.
Shuma minimale për transfer është 1.00 Euro; ndërsa maksimale është 50.00 Euro. * Transferi kredise kushton 10 cent.
Shënoni *191# Shtypeni butonin e thirrjes Gjendja e llogarisë dhe data e skadimit të llogarisë suaj d3 mobile do të shihen në ekranin e mobilit tuaj : “Gjendja e llogarisë suaj është XX Euro dhe skadon më dd/mm/vvvv”.
Udhëzimet për shërbimin “Më thirr”:
1. Shënoni *192*043xxxxxx# dhe një mesazh do të dërgohet automatikisht tek personi i cili dëshironi ta njoftoni se nuk keni kredi të mjaftueshme për të bërë thirrje.
Nëse nuk mund të paramendoni një ditë pa qasje në internet atëherë d3 Mobile sjell menyrën më të shpejtë për qasje në internet në cdo kohë që dëshironi. Për të pasur qasje në cdo moment atëherë përdoreni Internetin në mobilin tuaj.
Konfigurimi i GPRS në mënyrë manuale
Për ata që dëshirojnë të intervenojnë drejtpërdrejt në telefonat mobil të tyre, për të konfiguruar vet shërbimin GPRS:
Emri i profilit: d3-mobile
APN: d3gprs
Username: d3 (opcionale)
Password: d3 (opcionale)
Proxy address: 213.229.249.040
Proxy port: 9201 or 8080
Përdoruesit e telefonisë mobile të d3 mobile mund ta shfrytëzojnë sistemin roaming, pa pasur fare nevojë për ndonjë aktivizim të veçantë. Roaming është i aktivizuar automatikisht për të gjithë shfrytëzuesit. Përderisa shfrytëzuesit e telefonisë mobile të d3 mobile gjenden në vendet jashtë Kosovës mund të pëdorin shërbimet në vijim:
• Të bëjne thirrje në roaming
• Të pranojnë thirrje në roaming
• Të dërgojnë SMS në roaming
• Të shfrytëzojnë GPRS në roaming
Camel Roaming:
Rrjetet e operatorëve mobilë që janë partnerë të d3 mobile për Camel Roaming ju lejojnë që të bëni thirrje sikur kur thirrni brenda rrjetit të d3 mobile pa pasur nevojë për ndonjë kod shtesë. Dallimi i vetëm është se kur jeni në ndonjë vend jashtë Kosovës, dhe thirrni në Kosovë, atëherë numrin që ju e thërrsini në Kosovë duhet të thirret në formën e thirrjes nderkombëtare. Për shembull +386 43 XXXXXX ose 00386 43 xxxxxx.
USSD Roaming nëpërmjet thirrjeve kthyese:
Përdoruesit e d3 mobile mund të përdorin USSD Roaming nëpërmjet thirrjeve kthyese, nëse ndonjë operator nuk përkrah Camel Roaming, ose nuk ka ndonjë marrëveshje direkte me d3 mobile. Ky tip i roamingut mundëson qasje në një numër më të madh të rrjeteve të operatorëve të huaj. Këtë lloj roamingu mund ta përdorni në raste ku nuk përkrahet Camel Roaming.
Për të bërë thirrje nëpërmjet këtij lloj roamingu, duhet ta thërrisni numrin në këtë formë: *125*[numri i telefonit]# (ku numri i telefonit duhet te thirret ne formën e thirrjeve ndërkombëtare).
Për të kontrolluar përkrahjen e USSD Roamingunt në ndonjë operatorë tjetër, të cilin doni ta përdorni jashtë Kosovës, vetëm thirrni kodin për ta kontrolluar bilancin e llogarise tuaj në këtë formë: *191#. Nëse në ekranin e telefonit mobil juaj paraqitet gjendja e llogarisë atëherë operatori mobil të cilin jeni duke e përdorë për roaming e përkrah USSD Roamingun dhe mund të vazhdoni të bëni thirrje në mënyrën e përshkruar më lartë.