
D3 mobile ju mundëson një mënyrë praktike të mbushjes mujore të llogarisë suaj përmes shërbimit të ri MyD3. Ju mund të caktoni vlerën mujore dhe ne i përshtatemi kësaj zgjedhjeje. D3 mobile kujdeset për gjendjen e llogarisë, shumën e faturës suaj dhe për shpenzimin që ju e bëni.

D3 mobile ju ofron:
- MyD3 PostPaid Plus
Caktohet limiti minimal dhe maksimal i kredisë mujore sipas kërkesës suaj. Gjendja e llogarisë kontrollohet në mënyrë automatike çdo 10 ditë, në mënyrë që në asnjë moment të mos mbetet llogaria pa kredi, kredia shtesë aplikohet pasi të jetë shpenzuar një pjesë e kredisë se caktuar.
- MyD3 PostPaid Classic
Caktohet limiti fiks i mbushjes mujore dhe vetëm shuma e shpenzuar faturohet. Shuma e shpenzuar faturohet në fund të muajit dhe barazohet kredia e caktuar. Vlera e mbushjes mujore mund të jetë prej 20 euro deri në 300 euro.
- MyD3 PostPaid Fixed
Caktohet shuma mujore fikse dhe ajo shumë mbetet e pa ndryshuar. Vlera e mbushjes mujore mund të jetë prej 1 euro deri në 300 euro.
- Pagesa bëhet në fund të muajit përmes faturës.
- Vlera e kredisë mund të ndahet në disa numra të D3 mobile.
- Zbritje prej 8% për vlerën e shpenzuar.
- Fatura mujore në emër të kompanisë për të gjitha numrat e zgjedhur.
D3 mobile do t’ju njoftoj rregullisht për afatet e pagesave të llogarisë suaj.
